Incident në komision, Alibeaj: Garda nxirreni jashtë zonjën, nuk është deputete – Stop
Lajme, Të Gjitha

Incident në komision, Alibeaj: Garda nxirreni jashtë zonjën, nuk është deputete

Është shoqëruar me tensione mbledhja e komisionit hetimor për zgjedhjet e 15 prillit.

Pas shumë debateve dhe akuzave për respektimin e rregullores, PS është larguar nga mbledhja, ndërsa opozita vijoi të diskutonte në sallë.

Për pak minuta PS-ja u rikthye sërish, ku zëvendëskryetari i komisionit tha se në komision po bëhet mbledhje partie. Më pas ka patur një përplasje mes kryetarit të Komisionit Enkelejd Alibeaj dhe Lefterie Luzit, aktualisht është drejtoreshë e shërbimit në Kuvend. Alibeaj i ka kerkuar Gardës të nxjerrë jashtë këtë të fundit pasi nuk është deputete.

Debati

Gogu: Doni te beni mbledhje partie ne zyrat e komisonit. Alibeaj i ka kërkuar kësaj të fundit të dali jashtë pasi nuk është deputete.

Blerina Gjylameti: Jeni pa kuorum, jeni ne shkelje te rrgullore.

Alibeaj: Do çoj çdokënd nga ju për kallëzim penal për pengim të punës së komisionit.

Ndërhyn Lefterie Luzi, e cila aktualisht është drejtoreshë e shërbimit në Kuvend: Ndërprisni mbledhjen!

Alibeaj: Zonjë, ju lutem dilni. Garda të nxjerrë jashtë zonjën se nuk është deputete. Ka marrë vërejtje nga kryetari. Garda ta nxjerrë jashtë!

Ndërkohë aktualisht komisioni po vijon punën pa praninë e mediave.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *