Është shoqëruar me tensione mbledhja e komisionit hetimor për zgjedhjet e 15 prillit.
Pas shumë debateve dhe akuzave për respektimin e rregullores, PS është larguar nga mbledhja, ndërsa opozita vijoi të diskutonte në sallë.
Për pak minuta PS-ja u rikthye sërish, ku zëvendëskryetari i komisionit tha se në komision po bëhet mbledhje partie. Më pas ka patur një përplasje mes kryetarit të Komisionit Enkelejd Alibeaj dhe Lefterie Luzit, aktualisht është drejtoreshë e shërbimit në Kuvend. Alibeaj i ka kerkuar Gardës të nxjerrë jashtë këtë të fundit pasi nuk është deputete.
Debati
Gogu: Doni te beni mbledhje partie ne zyrat e komisonit. Alibeaj i ka kërkuar kësaj të fundit të dali jashtë pasi nuk është deputete.
Blerina Gjylameti: Jeni pa kuorum, jeni ne shkelje te rrgullore.
Alibeaj: Do çoj çdokënd nga ju për kallëzim penal për pengim të punës së komisionit.
Ndërhyn Lefterie Luzi, e cila aktualisht është drejtoreshë e shërbimit në Kuvend: Ndërprisni mbledhjen!
Alibeaj: Zonjë, ju lutem dilni. Garda të nxjerrë jashtë zonjën se nuk është deputete. Ka marrë vërejtje nga kryetari. Garda ta nxjerrë jashtë!
Ndërkohë aktualisht komisioni po vijon punën pa praninë e mediave.