Inceneratorët, Koka flet në gjyq: Si merrni për bazë një të çmendur si Kryemadhi

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar gjyqi ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, në lidhje me përfshirjen e tij në aferën e inceneratorit të Fierit.

Në fjalën e tij përballë trupit gjykues, Koka tha se ai ka shërbyer vendit me besnikëri dhe është i pafajshëm,

Ish-minisri i Mjedisit theksoi se prokuroria nuk mund të marrë për bazë kallëzimin e Monika Kryemadhit, të cilën e cilësoi si të çmendur.

“Si mundet një prokurori të marrë për bazë kallzimin e një të çmendure si Monika Kryemadhi dhe t’i mjaftojë për të arrestuar qytetarë te pafajshëm. Une i kam sherbyer këtij vendi me besnikëri dhe në përputhje me ligjin. Mirë unë që u dogja dhe do dënohem po gjykata duhet të qendrojë me dinjitet dhe mos të arrestojë njerëz të pafajshëm”, tha Koka.

Të Fundit