Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako kërkon lirimin nga burg.
Ish-zyrtari u arrestua pas urdhrit të SPAK për inceneratorin e Fierit. Përmes avokatit të tij, Bllako dorëzoi në Apelin e GJKKO ankimimin e vendimit që e la atë në qeli.
Mësohet se Bllako pretendon se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë sigurie ekstreme si ajo e ‘arrestit me burg’.
Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.