Inceneratorët/ Basha: SPAK të hetojë Ramën dhe ministrat

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me çështjen e inceneratorëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë “bishti” i kësaj afere dhe se koka e korrupsionit është kryeministri Edi Rama.

Basha i bën thirrje SPAK që të vijojë hetimet për Ramën ministrat dhe kryebashkiakët, pasi sipas tij, janë të përfshirë në aferën korruptive të vjedhjes së 430 milionë eurove.

Postimi i Bashës

Në vjedhjen e 430 milionë eurove qeveria ka vepruar si një grup i strukturuar kriminal. Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë bishti i kësaj afere. Koka e këtij grupi është Edi Rama, që mbështeti, miratoi dhe mbrojti këtë aferë kriminalo-korruptive, duke sulmuar çdo përfaqësues të PD-së që e denoncoi atë.

Sot SPAK hodhi një tjetër hap për t’u përshëndetur në zbardhjen e kësaj afere. E inkurajoj atë t’i shkojë deri në fund dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë, të cilët tashmë janë faktuar edhe nga Komisioni Hetimor, përfshirë ministra, kryebashkiakë socialistë, sekretarin e përgjithshëm të kryeministrit e deri tek Edi Rama.

Të Fundit