Ilir Alimehmeti zgjidhet drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD

Mjeku Ilir Alimehmeti është zgjedhur drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në Partia Demokratike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë PD-ja përmes një njoftimi për mediat.

“Partia Demokratike është duke vijuar proçesin e zgjedhjeve të drejtuesve të departamenteve. Mbrëmë u përmbyll procesi i ngritjes së Departamentit të Shëndetësisë. Në krye të tij u zgjodh me votë unanime z. Ilir Alimehmeti, mjek, pedagog, me kontribut akademik dhe me angazhim politik e publik të shquar.

Procesi i ngritjes së departamenteve pranë Partisë Demokratike është një platformë që mundëson përthithjen e kontributeve më të mira akademike dhe profesionale dhe ekselencave në fusha të ndryshme, por edhe për hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë. PD uron suksese z. Alimehmeti dhe antarëve të Departamentit ne detyrën e tyre të rëndësishme!”, thuhet në njoftim.

Alimehmeti garoi në Primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës dhe doli në balotazh me deputetin Belind Këlliçi, por vendosi që të tërhiqet nga gara.

Të Fundit