Berisha: Diplomatë të korruptuar u sulën të shkatërronin PD

Në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike Durrës, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se themelimi i PD dhe vendosja e saj në krye të udhëheqjes së lëvizjes antikomuniste, ishte një zhvillim i jashtëzakonshëm, për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ai shton se cilido që rikthehet në atë kohë në memorien e tij, cilido që lexon sot për atë kohë, do të gjente se Shqipëria ishte përcaktuar të mbetej Kuba e Adriatikut, të mbetej fener ndriçues i socializmit shkatërrimtar.

Berisha tha se më 2 korrik, mijëra të rinj, me guxim epik, rrëzuan Murin e Berlinit në Tiranë.

Por, në atë kryengritje paqësore, njeriu që luajti rol më kryesor ishte diplomati që kryente funksionet e ambasadorit gjerman, Verner Dol.

Ai shkruan se qeveritë nuk ishin dakord, Shqipëria ishte parashikuar të mbetej siç ishte. Natyrisht ai nuk dëgjoi qeveritë, ai ishte një diplomat i madh, që bëri gjithçka që shqiptarët t’i mbështesë në atë kryengritje.

Ju solla këtë episod për të treguar se në çfarë shkalle të mesme ishte izolimi i shqiptarëve dhe se çfarë rëndësie jetike pati revolucioni i udhëhequr nga PD.

Ky revolucioni ishte i fundit në revolucionet e vendeve komuniste, por përsëri u zhvillua në kushtet e asnjë lloj mbështetje ndërkombëtare.

Në dhjetor të vitit 1990, ambasadat ishin të mbyllura se po meremetoheshin. Ishte vetëm një ambasador, ai i Hungarisë.

Ne kishim vetëm idealet tona demokratike, vuajtjet e tmerrshme të të përndjekurve dhe të burgosurve politikë.

Por këto nuk penguan që të ngriheshim fuqishëm ndaj një regjimi që ishte i dobësuar, por përsëri siç mund ta dini shumë prej jush, vriste pa mëshirë, të rinjtë në kufijtë e Shqipërisë.

Jo vetëm i vriste, por u kthye në praktikat e viteve ’50, ku zvarriste kufomat e viktimave për të ushtruar terror te qytetarët. Për të dëshmuar fytyrën e vërtetë.

Por revolucioni ynë nuk ndalet. Me një vendosmëri absolute, demokratët e Durrësit dhe mbarë Shqipërisë, vazhduan betejën e tyre, derisa përzunë me votën e lirë, diktaturën më staliniste të Europës.

U ndala në këto momente, për të theksuar kushtet ku u zhvillua revolucioni demokratik. Kundër kujt u zhvillua? Kundër një sistemi monist.

Po sot, ku jemi? Sot Durrësi dhe Shqipëria janë 32 vite larg nga ajo periudhë, por përsëri jemi në një monizëm absolutisht më të fuqishëm se i vitit 1991.

Sot jemi në një monizëm, i cili ushtron mbi qytetarët shqiptarë të gjitha llojet e dhunës, përfshi edhe dhunën e teknologjive më moderne.

Sot jemi në një monist që vret çdo ditë shpresën e të rinjve.

Sipas tij, sot shqiptarët janë njerëzit më shpresë-vrarë, se e drejta nuk ekziston për ta, se ligji nuk ekziston, se pasuritë publike janë një mallkim, se fondet dhe taksat e tyre vidhen e vidhen.

Ai shtoi se sot trajtohen në mënyrën më depersonalizuese.

Berisha tha gjithashtu se këto ditë si bërtet Edi Rama për pensionistët se do ketë një bonus të madh.

Por sipas tij, në prill, kur t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme, do lumturojë sërish pensionistët.

Dje i tha në sy kryeministri i Malit të Zi, shqiptar edhe ai, se e rrita rrogën mesatare në katër vite nga 500 euro në 720 euro.

Në nëntë vite jo vetëm nuk e rriti, por e uli me të paktën 35 për qind rrogën mesatare. Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh.

Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal. Dhe do shohësh se do mbeten dhjetëra miliona euro.

Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve.

Çfarë ndodhi me vjedhjen e fundit? U përpoq që të fshihte, siç ka fshehur vjedhjen e Damianit, siç ka fshehur vjedhjet e ministrave të tjerë.

Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve.

Kjo është përpjekje për të asgjësuar PD-në, por beteja me idealet është një betejë donkishoteske.

U përpoqën me çdo gjë që ta asgjësonin. Sot jemi më të fortë se kurrë. Më të fuqishëm se kurrë, më të sigurt se kurrë në fitoren tonë.

Kaluam një vit të pashembullt për një forcë politike. Nuk kishim para, nuk kishim pushtet. Nuk dispononim asgjë përveç idealeve tona.

Ne jemi e para parti kundër të cilës korrupsioni ndërkombëtar përdoret për ta shtypur atë.

Diplomatë të korruptuar, u vërsulën për të shkatërruar PD-në.

Ja ku jemi, më krenarë se kurrë.

Të Fundit