Ilir Alimehmeti: Në Shqipëri duhen të futen “antitrupat monokonal” për ata që nuk kanë imunitet ndaj vaksinës

Lidhur me faktin se disa nga të vaksinuarit ndodh të mos kenë imunitet të theksuar, mjeku Epidemiolog, Ilir Alimehmeti, tha në MCN Tv, se në Shqipëri nevojiten të futen si medikament antitrupat monokonal, të cilat imitojnë reagimin e natyrshëm të trupit ndaj luftimit të infeksionit.

“Kemi disa medikamente, kurë të vërtetë ende jo. Në Shqipëri antitrupat monokonal, ende s`kanë hyrë, do të duhej të futen. Pse s`janë futur, mbase duhet folur me institucionet, por besoj është çështje prodhimi, kush e kap i pari. Këto forma prodhuese janë duke i rritur kapacitetet dhe për Ballkanin Perëndimor, dhe si pasojë do të ketë edhe trajtim për ata që nuk arrijnë të kenë imunitet nga vaksina”.

Të Fundit