IKMT kërkon t’i prishë hotelin në Radhimë, pronari tenton të vetëvritet

Tensione ka patur këtë të hënë në aksionin e IKMT-së në Radhime, për prishjen e godinave.

Fadromat kanë mbërritur në mesditë në ambientet e një hoteli për ta shembur atë, por pronari i biznesit ka kërcënuar se do të vetëvritet.

Sipas news 24, ai ka hipur mbi çatinë e godinës dhe ka marrë dhe fëmijën me vete.

IKMT kërkon të prishë një hotel që e ka me qira një shtetase italiane. Ndërkohë, brenda banesës ka dhe disa shtetas italianë që nuk pranojnë të dalin nga hoteli.

Të Fundit