Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njoftoi zyrtarisht emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.
Në fund të mbledhjes së qeverisë, ministri Çuçi vlerësoi punën e bërë në këto katër vite në Policinë e Shtetit nga Ardi Veliu, ndërsa shtoi se drejtori i ri ka sfidën për ta çuar përpara performancën e shkëlqyer të paraardhësit të tij.
“Besoj se të gjithë treguesit e sektorit të policisë flasin për një rritje dhe një standard të krijuar tashmë të performancës së Policisë së Shtetit në nivele maksimale. Z. Nano që zëvendëson Veliun, pa diskutim që ka një sfidë për ta çuar përpara këtë performancë të shkëlqyer të policisë në këto vite.
Fikja e kandilit, situata që krijohen me opozitën në komisione dhe do ja lë atij momenti. Janë të gjithë treguesit që flasin se kemi arritur një standard. Ne gjithmonë vendosim objektiva, synojmë për më mirë. E vetmja konstant e jona është ndryshimi. Tani sjellim një energji të re, me synimin për të realizuar objektivat dhe të gjitha angazhimet që kemi marrë ne në mandatin e tretë të qeverisë”, tha ministri i Brendshëm.
Fjala ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë:
Besoj se të gjithë treguesit e sektorit të Policisë flasin për një rritje edhe një standard të krijuar tashmë të performancës të Policisë së Shtetit në nivele maksimale. Sigurisht në detyrë z. Nano, që e zëvendëson, i cili edhe ai është një oficer karriere dhe së fundmi ka shërbyer për një kohë të gjatë, si Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, padiskutim që ka një sfidë për ta çuar përpara këtë performancë të shkëlqyer të Policisë së Shtetit në këto vite. Ju faleminderit dhe në qoftë se ka ndonjë pyetje.
Ministri Çuçi: Besoj se në radhë të parë keni keqkuptuar atë pjesën e ‘kandilit’, sepse ato janë situata që krijohen në një dinamikë komunikimi me opozitën në komisionet parlamentare, megjithatë atë t’ia lëmë atij momenti.
Thashë, unë kam vlerësim maksimal për z. Veliu, e ju thashë që në të gjithë sektorët duke filluar nga numri i vrasjeve është përgjysmuar nga 2013, apo Operacioni ‘Forca e Ligjit’ që ka çuar në pranga 78 anëtarë të krimit të organizuar, apo ka sekuestruar 200 milion euro vetëm në këto vite, apo perfomanca dhe besueshmëria që është rritur ndaj institucionit të Policisë së Shtetit, që ka qenë në nivelin 35 % në 2013 dhe sot është në nivelet e 65 %, e bërë kjo nga sondazhe të pavarura, sigurisht të financuara nga organizatat ndërkombëtare e në rastin konkret ka qenë Suedia, e bërë me të njëjtën metodologji. Pra, janë të gjithë treguesit që flasin, se kemi arritur një standard të caktuar.
Për 100 ditëshin padiskutim më lejo sepse më pyetët se kush janë treguesit, do ketë 100 ditë, do ketë 300 ditë dhe gjithmonë vendosim objektiva, gjithmonë synojmë për më mirë, gjithmonë synojmë që ta përmirësojmë Policinë e Shtetit. E vetmja konstante e jona është ndryshimi. Prandaj në këto momente sjellim një energji të re me synimin që të realizojmë edhe objektivat apo të gjithë angazhimet, që kemi marrë ne në mandatin e tretë të qeverisjes së Shqipërisë.