Një tifoz i Romës ka menduar t’i propozojë të dashurës së tij përpara syve të trajnerit portugez Jose Mourinho. Pas stërvitjes që skuadra kreu në Portugali, një tifoz i zjarrtë i verdhekuqve ka menduar të surprizojë të dashurën e tij.
As Jose Mourinho, por as e dashura e tij nuk kishin dijeni për këtë propozim, pasi qëllimi i tij është që të ketë ‘Special One’ dëshmitar të kësaj ngjarje.
Tifozi i Romës i propozoi të dashuruar për martesë dhe mori një përgjigje pozitive, ndërsa Mourinho me stafin e tij duartrokitën idenë origjinale të tij. Episod i bërë viral në rrjetet sociale, me momentin që bëri xhiron e rrjetit brenda pak kohe./KlanNews