I vunë flakën derës së banesës së një gruaje/ Kapen 2 autorët, zbulohet një tjetër ngjarje

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se i kanë vendosur një gruaje lënë djegëse në derën e jashte të banesës së saj.

Falë operacionit policor të koduar “The labyrinth” u bë ndalimi i shtetasve A. D., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe A. E., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.12.2023, për motive pronësie, kanë vendosur lëndë djegëse në derën e banesës së shtetases E. Q., dhe e kanë djegur atë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. D., është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur  më datë 28.11.2023, ku në rrugën “Sali Butka”, është vendosur sasi lënde plasëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Të Fundit