I vjedhin identitetin, rezulton debitor në banke!

Në muajin shtator, qytetari nga Vlora, Antonio Avdiraj, kur ka shkuar të blejë një celular me kredi, i thonë se ai e ka një kredi për të shlyer në bankë, po për blerjen e një celulari. Në bankë i thonë, se në 30 mars 2020 ka firmosur një kontratë me një servis celulari në Vlorë, me administrator Kreshnik Rama.Antonio mohon të ketë marrë kredinë prej 500 mijë lekësh të vjetra, ndaj bën ankesë në këtë bankë dhe kallzim në policinë e Vlorës.Fill pas denoncimit, në skenë del i ati i administratorit të servisit, z.Skënder Rama, i cili i premton Antonios, se do ta mbyllë ai këtë problem.Sipas administratorit dhe të atit, celulari është blerë on line dhe këtu ka ndodhur ngatërresa.

Administratori Kreshnik Rama i le afat Antonios, për të mbyllur problemin e kredisë me bankën.Nga ana tjetër në degën e bankës, punonjësja i thotë, që rasti është referuar në polici.Pas disa takimeve dhe bisedave edhe me dy personazhe të tjerë, një ish-punonjës i servisit, i quajtur Bledi dhe një i ri i quajtur Ergys, Antonio arrin të shlyhet nga detyrimi bankar dhe për këtë falenderon emisionin “Stop”.

Të Fundit