“I treguan shokët”, adoleshenti plagos me thikë të dashurin e mamasë

Një adoleshent ka plagosur lehtë me thikë një 38-vjeçar. Kështu ka bërë me dije Albi nga Vlora për “Aldo Morning Show” Albi këtë të Shtunë. Ai thotë se shkak u bë lidhja e fshehtë romantike e mamasë së adoleshentit me 38-vjeçarin.

Albi: Një djalë adoleshent ka plagosur lehtë me një mjet prerës thikë një djalë tjetër 38 vjeçar. Sipas të dhënave që kam, kjo ka ndodhur për shkak të mamasë së adoleshentit.

Aldo: Pse?!

Albi: Për faktin se mamaja e këtij adoleshentit ka pasur lidhje të fshehtë me këtë 38-vjeçarin. Ndërkohë që ai e ka parë (adoleshenti), i kanë thënë dhe shokët: shiko se mamaja jote, e kemi parë këtu…Sedra e ka bërë që ta ndjekë, t’i shikojë të dy bashkë dhe aty ka filluar sherri, derisa janë plagosur.

Aldo: Babai s’di gjë?

Albi: Po babai e ka marrë vesh tani besoj. U bë gjithë ajo zhurmë!

Të Fundit