Një 52-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar barbarisht bashkëshorten. Sipas informacioneve të konfirmuara pranë policisë, bëhet me dije se 52-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur dhe plagosur bashkëshorten e tij 42-vjeçe, duke i thyer hundën.
Ai po ashtu e ka kërcenuar që të mos tregojë pranë policisë se çfarë kishte ndodhur, por forcat e komisariatit të Maliqit kanë mundur të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Pas mjekimit në spital, bashkëshortja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bashkëshorti me iniciale A.R. u vu në pranga nga policia.