I shfrytëzonin për të lypur në rrugë, dy motrat rrihen brutalisht pasi nuk mblodhën mjaftueshëm para

Dy motra rumune në Itali janë dhunuar barbarisht nga bashkëatdhetarë të tyre për shkak se nuk arritën që të mblidhnin lëmoshë shumën që ata kërkonin. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Bolonjës. Nën akuzën e trafikimit të njerëzve dhe skllavërisë, dy shtetasit rumunë janë arrestuar nga policia italiane.

Hetimi nisi pas ankesës që bënë motrat e reja, të cilat thanë se ishin rekrutuar në vitin 2019 nga dy bashkëatdhetarët e tyre me premtimin se do të transferoheshin në Itali për të punuar si shërbyese. Pasi mbërritën në Bolonja, dy vajzat zbuluan se ishin mashtruar dhe i detyruan që të lypnin në rrugë.

Për shkak të të ardhurave që i konsideruan të pamjaftueshme, të rejat u rrahën dhunshëm dhe u kërcënuan me pasoja ndaj anëtarëve të familjes së tyre që banonin në Rumani. Gjatë hetimeve, hetuesit zbuluan se edhe një vajzë tjetër kishte qenë viktimë e dhunës së njërit prej të arrestuarve.

Të Fundit