Katër mjekë dhe infermierë janë vetizoluar pasi i shërbyen një 73-vjeçareje të prekur nga koronavirusi në Durrës.
Mësohet se të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mjekësor që është kujdesuar për zonjën në fjalë, i është nënshtruar testit për koronavirusin, dhe tamponët janë dërguar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.
Ndërkohë, 4 pjesëtarë të stafit mjekësor që kanë pasur kontakte më të ngushta me 73-vjeçaren, janë vendosur në vetëkarantinë.
Gruaja me inicialet Xh.G, e cila është e sëmurë kronike prej disa vitesh nën survejimin e mjekëve, mbrëmë ka pasur tension të lartë 140/70.