Disa herë kemi transmetuar problematikat lidhur me ndërtuesin Sabri Shera.Administratori i shoqërisë së ndërtimit “AA Konstruksion”, në vitin 2015 i bëri ofertë qytetarit Shpëtim Mëniku, që në këmbim të vendit, ku kishte shtëpinë të ndërtonte pallat dhe Shpëtimi të pajisej me një apartament në katin e tretë, 55 m2.Palët lidhën kontratë dhurimi në 2015-ën, dhe Shpëtimi do të merrte me celsa në dorë apartamentin e premtuar. Nga ana tjetër ndërtuesi Shera, jo vetëm që nuk iu përmbajt kësaj kontrate, por rezultoi, që apartamentin në fjalë ta kishte shitur disa herë. Motra e Shpëtimit, Manuela Mëniku,ka shkuar në derën e apartamentit të premtuar për të vëllain, ku ka gjetur një numër telefoni, që i përket një tjetër personi. Pak ditë më parë, gjatë një operacioni policor, që quajtur “Kontrata False”, Policia e Shtetit arrestoi ndërtuesin Sabri Shera.Arrestimi erdhi pas 6 kallëzimeve penale të personave të mashtruar prej tij. Gjatë operacionit të arrestimit, policia sekuestroi akte noteriale, kontrata sipërmarrje, apo dhe certifikata pronësie. 71-vjeçari akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe fshehje të të ardhurave.
- +355 67 220 8888
- [email protected]