I rrëmbeu çantën me lekë një kambisti dhe iku me vrap, kapet menjëherë nga policia

Një i ri i ka rrëmbyer kambistit me inicialet B.K çantën me lekë dhe iku me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë tek Parku Miqësia në qendër të qytetit në Sarandë.

Kambisti ka bërtitur dhe zëri i tij është dëgjuar edhe nga punonjësit e Policisë Bashkiake që ndodheshin për normalizimin e trafikut rrugor te kryqëzimi afër vendit të ngjarjes, të cilët i’u  vunë  pas grabitësit.

Pas një ndjekjeje nëpër rrugica, hajduti është kapur nga punonjësit e Policisë Bashkiake dhe i është dorëzuar forcave të Policisë së Rendit në Sarandë, të cilët po hetojnë për ngjarjen.

Sipas burimeve mësohet se hajduti është shtetas pakistanez, për të cilin ende nuk ka informacion se pse ndodhet në Sarandë.

Të Fundit