Balena përmbys varkën, një i vdekur e një i plagosur

Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka përfunduar në spital pasi varka me të cilën ata po lundronin në ujërat e Sidneit, Australi, është përmbysur nga një balenë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së shtunës. Policia ju përgjigj menjëherë raporteve se dy persona ndodheshin në rrezik në det dhe shpejt arriti në vendin e ngjarjes, por njëri prej tyre kishte ndërruar jetë.

Kjo ngjarje vjen në ditën e parë të Javës Kombëtare të Shëtitjes me Varkë të Sigurt në Australi, e cila është e fokusuar në ndërgjegjësimin e vendosjes së jelekëve të shpëtimit. Në rastin e fundit është e paqartë nëse dy personat kishin vendosur jelekët e shpëtimit.

Të Fundit