I riu humb këmbën në aksident, fiton gjyqin me Byronë shqiptare të Sigurimit, nuk merr lekët

Adriatik Llanaj, një qytetar 32 vjecar nga Vlora, tregon, se në vitin 2019 ka bërë aksident me motorr dhe ka humbur njërën këmbë. Ai thotë, se i kalon ditët me shumë vështirësi, pasi përvec problemeve fizike, aksidenti i ka dhënë edhe shqetësime emocionale. Adriatiku ka dëshirë të bëjë një kurs për berber.Pas aksidenti, ka fituar gjyqin për dëmshpërblim, ku e paditur ishte Byroja Shqiptare e Sigurimit. Shuma e përfituar është mbi 50 milionë. Por edhe pse ka marrë dy avokatë, asgjë nuk është bërë për të marrë paratë, që i takojnë.Avokati Romarjo Meminaj, thotë, se do të interesohet te Byroja shqiptare e Sigurimit. Ndërsa kolegia e tij është me leje lindjeje.Gazetari i “Stop” u interesua te Byroja, por përgjigja e thatë, që mori ishte, se rasti do të shihet me përparësi.

Të Fundit