I prishi dhëmbët shtetasit italian, dentistit shqiptar i hiqet licensa

Në 12 shtator transmetuam një problemtikë të një shtetasi italian me një stomatolog shqiptar.Luka Karta ( Luca Carta) me rekomandimin e një italiani tjetër, ai erdhi në Tiranë, për të vendosur dhëmbë me metodën e implantologjisë në klinikën “Todri Dent” me mjek stomatolog David Todri. Italiani e pagoi mjekun stomatolog me 4500 euro në dorë dhe pas 1 jave qëndrimi në Tiranë, u largua. Atje vuri re, se njëri implant ra dhe nisi t’i shkruajë mjekut. Pasi u konsultua e u lidh me një mjek italian, ky i fundit konstatoi, se punimi i bërë nga David Todri, ishte jo cilësor dhe me shumë probleme.Në bisedat, me mjekun shqiptar, ky i fundit e fyeu dhe e kërcënoi, se do ta vrasë. Lukës, bërja e dhëmbëve nga e para, i ka kushtuar 12 mijë euro.Ai kërkoi paratë, që i dha mjekut shqiptar dhe dëmshpërblimin.Ne iu drejtuam Urdhrit të Stomatologut. Alban peca, sekretar i përgjithshëm në USSH, thotë, se Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë, Dega Fier-Berat ka përjashtuar dhe i ka hequr licensën stomatologut David Todri, duke i kërkuar të bëjë rikualifikim.

Të Fundit