I plas bombula e gazit në shtëpi ndërron jetë 50-vjeçari në Selenic

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në Selenicë. Mësohet se si pasojë e shpërthimit, është plagosur rëndë një 50-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Kanë qenë fqinjët e 50-vjeçarit që kanë njoftuar policinë, me këtë të fundit që ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

“Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombol gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit