Mjeku kardiolog, Edvin Prifti i ka kërkuar Gjykatës heqjen e masës së pezullimit të ushtrimit të profesionit.
Por, pavarësisht kërkesës së mjekut, togat e zeza kanë refuzuar, duke lënë në fuqi vendimin e pezullimit nga detyra të mjekut.
Mësohet se mjeku Prifti në seanvë është shprehur: ‘“Të më pezullosh nga detyra është njësoj si të më marrësh jetën.Të më pezullosh nga detyra është njësoj si të më marrësh jetën.”, tha ai.
Aktualisht Prifti është i pezulluar nga detyra e tij si shefi i kardiokirurgjisë në QSUT, ndërkohë që akuzohet nga SPAK për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.
SPAK i gjeti mjekut Edvin Prifti në banesë dhe në zyrë 250 mijë euro, si dhe 160 milionë lekë, ndërkohë që në total i janë sekuestruar pothuajse 1 milion euro.
Emri i Edvin Priftit është zbuluar rastësisht nga SPAK, gjatë përgjimeve të një grupi kriminal në Gjykatën e Krujës, ku u arrestua, ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin sektetaren e gjykatës së Krujës, ku u zbulua se kjo e fundit fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para.