I nxehti ekstrem në Greqi, pesë turistë të vdekur/ Autoritetet vendosin alarmin e kuq në disa qytete

Greqia po përballet me një valë të të nxehtit ekstrem me temperatura mbi 40 gradë Celsius. Për pasojë, pesë turistë kanë humbur jetën për shkak të valës së të nxehtit, tre prej të cilëve vetëm në Kretë.

Autoritetet greke kanë vendosur në fuqi një alarm të nivelit të tretë të nxehtësisë, duke iu bërë thirrje njerëzve që të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin aktivitetet në natyrë.

Në disa zona, temperatura theu rekord deri në 44 gradë Celsius. Autoritetet shëndetësore kanë dhënë alarmin se temperaturat e larta mund të rrisin numrin e vdekjeve, duke iu referuar rastit të prezantuesit të BBC, Michael Mosley që humbi jetën për shkak të të nxehtit.

Vala e të nxehtit pritet të godasë këtë javë edhe Italinë ku temperaturat pritet të shënojnë rekorde. Spanja, gjithashtu, do të ketë sipas meterologëve disa luhatje ekstreme të motit, pasi në disa qytete mund të ketë përmbytje dhe disa të tjera temperatura mbi mesataren.

 

Të Fundit