I ngacmoi partneren, 31-vjeçari shqiptar plagos marokenin në Itali

Një 31 vjeçar shqiptar është vënë në prang nga autoritet italiane. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi 31-vjeçari ka plagosur një maroken.

I riu dhe një bashkatdhetari i tij janë konfliktuar fizikisht me një maroken për shkak se i ngacmoi vajzën që e shoqëronte në një klub. Më pas konlikti ka agravuar në përdorimin e armëve ku 31-vjeçari ka qëlluar në këmbë marokenin.

Ngjarja ka ndodhur tetorin e kaluar por vetëm së fundmi është bërë i mundur arrestimi i tij. Pas sulmit, shqiptari ka mundur t’i fshihet policisë duke u larguar nga rajoni.

Hetimet e thella janë duke u zhvilluar për të rindërtuar dinamikën e lëvizjeve të tij nga Piemonte në Rimini pas tentativës për vrasje. Sipas mediave, shqiptari kishte qenë në arrest shtëpie për armëmbajtje pa leje.

Të Fundit