I ndërpritet fjala në Parlament, Berisha futet live në Facebook: Ia mbathën sapo u përmendën eurot

Kryetari i Partisë Demokratike është futur live në Facebook nga Kuvendi këtë të hënë pasi iu ndërpre fjala.

Në foltoren e Kuvendit shkuan të gjithë deputetët demokratë duke e bllokuar atë.

Berisha tha se mazhoranca u largua nga salla e Kuvendit sapo u përmendën eurot, referuar vjedhjes në shtëpinë e Alda Klosit.

 

Pjesë nga seanca:

Sali Berisha: Këta thonë edhe për ty, unë nuk e di. Të tjerë flasin për Elisën, faktikisht 600 mijë euro presim të kujt janë. Hajde thojeni këtu, betohuni këtu që s’janë tuajat. Urdhëroni! Ikën, ja mbathën, sa u përmendën eurot. Ia mbathën, po po.

Flamur Noka: Vetëm Niko ka mbetur këtu.

Sali Berisha: Niko?! Ka ardh ndonjëherë në shtëpinë tënde? Hajde betohu, hajde bëj be që s’ka qenë. Bëj be më mirë se vetëm me betim mund të dilni mënjanë.

Flamur Noka: Hajde, hajde…

Sali Berisha: Ata nuk betohen dot, ikën ikën se kanë frikë nga vetja. Edhe këtë Facebook-un duhet të gjejmë një mënyrë që të lidhet sa më mirë. Se sot nuk ishte shumë në rregull.

Flamur Noka: Je live.

Sali Berisha: A live jam? Të dashur qytetarë ju përshëndes, ju premtoj se ky parlament do të funksionojë vetëm në mbrojtje të interesave tuaja. Do kemi në kontroll këtë pushtet abuziv e hajdut, në mbrojtje të pasurive publike. Ky ishte një fillim i yni dhe natyrisht ja mbathën sepse nuk duronin dot fillimin e ri të opozitës në këtë parlament./tvklan.al

Të Fundit