400 mijë Eurot, ekspertizë për gjurmë gishtash

Mund të zbulojnë pronarin e shumës së gjetur të Rozeta Dobit

Hetimet e regjistruara për pastrim të parave në lidhje me shumën prej 400 mijë Euro të gjetur në banesën e sanitares Rozeta Dobi, e arrestuar si autorja e vjedhjes në banesën e Alda Klosit, mund të ndihmohen edhe nga një ekspertizë për gjurmë të gishtave në kartëmonedha.

Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë nga Policia Shkencore të bëj verifikimet në këtë drejtim te kartëmonedhat, teksa Policia e Tiranës, thotë se janë duke u kryer të gjitha akt ekspertimet e nevojshme për rastin.

Deri më tani, asnjë prej personave të identifikuar si punëdhënës të Rozeta Dobit, nuk ka pretenduar se atyre i janë vjedhur shuma monetare dhe asnjë denoncim për vjedhje nuk është bërë, duke i lënë këto para pa pronar.

Kjo ngriti dyshimet se shuma mbi 400 mijë Euro të jetë e krijuar nga aktivitet i dyshimtë dhe për këtë arsye po shmangen autoritetet.

Vlerat monetare u gjetën në banesën e sanitares Rozeta Dobi një ditë pasi ajo ishte vënë në pranga bashkë me djalin e saj Havier Dobi, për vjedhjen e bizhuve dhe parave në shtëpinë e Alda Klosit.

 

Të Fundit