I moshuari ndërroi jetë, fqinji: Ishin të dy sakatë, pa këmbë e duar! Nuk kishin fëmijë dhe askënd në botë

Të tjera detaje rrëqethëse zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë mesditë në Shkodër, ku zjarri shkrumboi një banesë, duke i marrë jetën të moshuarit 72-vjeçar Musa Zeqiri.

Fqinji tregon se kjo është hera e tretë që kjo banesë përfshihet nga flakët dhe nuk ka pasur asnjë reagim. Çifti I të moshuarve nuk kishin fëmijë dhe jetonin të vetëm në një banesë me qira.

Janë burrë e grua pa fëmijë. Është hera e tretë që digjen brenda. As ka vënë dorë shteti. E gjithë lagjia e di shumë. Të dy janë sakata. Gruan e shpëtova unë. Pastaj plasi gazi nuk munda më ai plaku vdiq. Njëri ka qenë sakat.

Ja ku a e ka karrocën. Kjo është me qëllim. Nuk kanë dashur me vënë dorë. Ata kanë qenë me qira këtu. Janë të sëmurë. Edhe gruaja është zonjë shkodrane. Ka punuar floktore. Prej dy vitesh kanë qenë këtu”, tregon ai.

Të Fundit