Një moshuar është gjetur i pajetë ditën e sotme më fshatin Dedaj, në Malësinë e Madhe.
Bëhet me dije se kanë qenë familjarët që kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit Z. Ç., 80 vjeç, i cili nga hetimet e deritanishme, dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Mesditën e sotme, në banesën e tij, në fshatin Dedaj, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Z. Ç., 80 vjeç, i cili nga hetimet e deritanishme, dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi”, njofton policia