I mori “BMW-në” 57-vjeçarit për t’ia rregulluar në servis, i riu s’ia kthen më

Një 25 vjeçar në Fier është vënë nën hetim për veprën penale të “Mashtrimit”.

Sipas policisë, i riu me inicialet E. H., i kishte marrë automjetin tip “BMW” një 57-vjeçari me pretendimin për t’ia rregulluar në servis por nuk ia ka kthyer më.

Ditën e djeshme pronari i automjetit ka bërë denoncimin në polici, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”

“Në datë 03.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 57 vjeç, banues në Fier, se në datën 31.03.2022, shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Fier, i ka marrë me anë të mashtrimit, me pretendimin për ta rregulluar në servis, automjetin tip “BMË”, të cilin nuk ia ka kthyer më.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”-njofton policia.

Të Fundit