I merr shtepine te moshuares, refuzon t’ja ktheje: Ma dhuroi vete! – Stop
KLIPET

I merr shtepine te moshuares, refuzon t’ja ktheje: Ma dhuroi vete!

Ndodhemi në fshatin Mbroje të qytetit të Korcës për rastin e zonjës Nasta Tore. 88 vjecarja ka hartuar një kontratë me një banore të zonës, ku deklarohej, se i linte shtëpinë pas vdekjes, në këmbim të kujdesit, sa të jetë gjallë.Por e motra e Nastës, Donika, tregon, se kur Kozeta Kala u fut në shtëpi si kujdestare bashkë me fëmijët e saj, nuk e trajtuan mirë të moshuarën, duke e lënë pa kujdes e pa ushqim, derisa Nasta u detyrua të largohej nga shtëpia.Ajo donte, që të zgjidhte kontratën, por kujdestarja nuk pranoi.Në këto kushte iu drejtua gjykatës me gjyqtare Ariola Kristo, për të zgjidhur kontratën. Gjyqtarja, jo vetëm që e rrëzoi kërkesë-padinë, por nuk ka zbardhur as vendimin prej më shumë se një muaji, kur duhet ta bënte brenda 20 ditësh.

Jemi drejtuar në zyrën e noterit Bledar Zake, për ta pyetur rreth kontratës së të moshuarës Nasta Tore me zonjën Kozeta Kala.Noteri thotë, se gjykata duhet ta kishte zgjidhur automatikisht kontratën, por varet si është bërë kërkesë padia nga avokati.Gazetarja e “Stop” kontaktoi edhe me zonjën Kala, e cila shprehet, se nuk ka ndërmend ta zgjidhë me marrëveshje kontratën, pasi shtëpia iu dhurua dhe ajo pretendon, se është kujdesur për të moshuarën, sic e kishte marrë përsipër.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *