I merr fshehurazi pensionin të moshuarës, punonjësja postës: Me 15 mijë lekë të jap dhe të qershorit

Një qytetar ka denoncuar në “Stop”, se në zyrën e postës shqiptare në Kucovë, jepen pensionet edhe pa patur prokurë, madje pa kërkuar as dokument identifikimi të personit, që e tërheq. Mjafton të thuash, që je familjar i pensionistit në fjalë.Ne shkuam për të verifikuar situatën dhe me lehtësi tërhoqëm pensionin e një pensionisteje e cila nuk jeton në Kucovë. Gjithcka na u desh ishin të dhënat e të moshuarës dhe numri i regjistrimit të pensionit.Pasi morëm pensionin e majit, nuk u mjaftuam me kaq. I kërkuam punonjëses së Postës edhe pensionin për qershorin, kundrejt një pagese nën dorë.Sërish mundëm të merrim edhe pensionin e qershorit, duke paguar për të dy muajt 15 mijë lekë të vjetra nën dorë.Pasi bëmë “eksperimentin e suksesshëm”, i dorëzojmë zonjës së moshuar pensionin për dy muajt, duke i dhënë edhe diferencën e “ryshfetit”.

Të Fundit