Kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri rreth 20 shtetas ukrainas. Ata kanë mbërritur në Shqipëri nga pika doganore e Qafëthanës gjatë tre ditëve të fundit. Burime nga Policia Kufitare bëjnë të ditur se ata kanë udhëtuar të vetëm ose së bashku me familjet, por nuk kanë kërkuar ndihmë apo strehim nga autoritetet shqiptare.
Mësohet se shtetasit nga Ukraina kanë udhëtuar drejt zonave bregdetare ku kanë edhe apartamentet e tyre.
Ndërkohë një çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në qytetin e Pogradecit. Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para, por e kanë pasur të pamundur pasi nuk kanë leje qëndrimi./Klan News