“I gjuan me levë në kokë, e qëllon me pushkë: Si shpëtoi autori pa i hyrë “gjemb” në këmbë?

Andrea Zota, avokat në Gjirokastër, denoncon, se në 25 mars 2024 dhe 28 mars 2024 vëllai i tij u dhunua me levë nga një bashkëfshatar i Qesaratës së Mallakastrës dhe më pas iu bë atentat vetë atij me pushkë në të dalë të fshatit, në prani të nipit.Prokurori i cështjes, Mariglen Meta, ka bërë një hetim të dyshimtë, duke favorizuar atentatorin Fatos Lama. Sipas avokatit, Fatosi është lënë i lirë, pasi dhunoi vëllain dhe pas 3 ditësh, ai i bëri atentat Andreas dhe nipit të. Andrea thotë, se nuk ka pasur asnjë konflikt me agresorin, as ai dhe as i vëllai.Prokurori Mariglen Meta e ka klasifikuar atentatin ndaj avokatit, si armëmbajtje pa leje dhe jo tentativë vrasjeje.Sipas Andreas, klasifikimi, që prokurori i ka bërë ngjarjes, bën, që atentatori të dalë nëpërmjet amnistisë.

Stop ka arritur të zbulojë një fakt domethënës, që nxjerr automatikisht nul të gjithë procedurën e prokurorit dhe gjyqtares Nertila Përallaj, që kanë favorizuar atentatorin, duke i atribuar një vepër penale shumë herë më të lehtë, se ajo që ai ka bërë realisht.Vec të tjerash, rezulton, se avokati mbrojtës i atentatorit Fatos Lama, Malo Sadikaj, nuk e ka aktive licensën e avokatit, që nga viti 2017 e deri tani.I kontaktuar nga gazetari ynë, avokati Malo Sadikaj pranon, që nuk e kishte aktive licensën e avokatit, por ngul këmbë, që përfaqësimi në gjyq, nuk ndalohet nga mosrinovimi i kësaj license.Të nesërmen e takimit me gazetarin,Malo Sadikaj pagoi detyrimet, që nga viti 2017 në Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe në 13 nëntor 2024 u pajis me licensë aktive.

Ky është një skandal i rëndë që kërkon hetime nga organet kompetente, përfshirë ILD, KLP, KLGJ dhe SPAK, për të zbuluar nëse avokati Sadikaj ka vepruar si sekser dhe ka shpëtuar nga kontrollet ligjore.

Të Fundit