Një 32-vjeçar në qytetin e Shkodrës është arrestuar në flagrancë, pasi gjatë një kontrolli të bërë gjatë operacionit “Tempulli” i gjetën 115 fara të bimës narkotike cannabis.
Lënda narkotike dhe farat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. R., 32 vjeç.
Në Shirokë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi L. R. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve procdurale, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 115 fara cannabisi, të cilat i posedonte me qëllim shitjen.