I gjetën 2000 fara kanabisi, përfundon në pranga 47- vjeçari

Një 47-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar në flagrancë pasi ju gjetën gjatë kontrollit fizik, rreth 2000 fara cannabisi. Dyshohet se T.M.  synonte t’i shiste ato, me qëllim kultivimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një rasti të posedimit të farave të cannabisit që do të shiteshin me qëllim kultivimin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës finalizuan operacionin policor të koduar “First step”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi T. (T.) M., 47 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 2000 fara cannabisi, të cilat synonte t’i shiste me qëllim kultivimin.

 

Të Fundit