Një gjykatës u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas asaj shkruan BBC, ai është identifikuar si Andrew Wilkinson, 52-vjeç.
Zyrtarët e policisë thanë se autor i dyshuar i vrasjes është 49-vjeçari Pedro Argote, i cili ndodhet në arrati. Autoritetet besojnë se vrasja e gjyqtarit lidhet me betejën ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të Argote. Gjykatësi Wilkinson mësohet se kishte në dorë çështjen e divorcit të autorit të dyshuar dhe seanca e fundit ishte zhvilluar të enjten në mëngjes.
Autori nuk kishte qenë i pranishëm në këtë seancë, ku gjykatësi kishte vendosur që kujdestarinë e fëmijëve t’ia linte gruas.
Me t’u njohur me këtë vendim, besohet se 49-vjeçari Argote shkoi në banesën e gjykatësit dhe e qëlloi ai me armë zjarri. Në momentin e ngjarjes, në shtëpinë e viktimës ndodhej edhe bashkëshortja me djalin. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku dhe ndërroi jetë.
Wilkinson u bë gjykatës në 2020-n, pasi kishte punuar si avokat për më shumë se 20 vjet.