Furgoni përplas për vdekje këmbësoren në autostradë në Lushnje

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në afërsi të fshatit Dushk.

Një furgon ka goditur një këmbësore e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën. Viktima dyshohet se është endacake rreth 60 vjeçe.

Ajo ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit dhe është përplasur nga furgoni. Shkak është bërë edhe errësira.

Drejtuesi i mjetit, një 30 vjeçar, është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat e ngjarjes. Policia po heton për zbulimin e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Të Fundit