I dehur në timon, arrestohet shoferi i autobusit të Laprakës

Shoferi i autobusit të Laprakës është vënë në pranga nga efektivët e “Rrugores” në Tiranë. 57-vjeçari u arrestua pasi rezultoi se i jepte urbanit në gjendje të dehur.

“Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur”, njoftoi policia.

 

Uniformat blu njoftojnë se gjatë një jave në kryeqytet janë arrestuar në flagrancë 16 persona.

“12 prej të cilëve pasi drejtonin mjetin përkatës, në gjendje të dehur; 2 të tjerë pasi drejtonin mjetin, pa leje drejtimi dhe 2 drejtues, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po ashtu janë pezulluar 79 leje drejtimi, 38 prej të cilave për tejkalim të normave të shpejtësisë; 31 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 10 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Të Fundit