Policia e Beratit ka arrestuar një 40-vjeçar banues në fshatin Otllak. Bëhet e ditur se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur ku si pasojë është përplasur me motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi, nga një 16-vjeçar, i cili është proceduar në gjendje të lirë.
Nga përplasja fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.
Një njoftimin e policisë thuhet se: “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në fshatin Otllak, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi në rrugën “Antipatrea”, automjeti që drejtohej në gjendje të dehur, nga 40-vjeçari, është përplasur me motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi, nga 16-vjeçari. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.