Ndonëse janë 12 të prekur në karantinë ne Infektivit në QSUT ndodhen aktualisht vetëm 3 persona, të tjerët janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.
Hyn në fuqi urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e lokaleve të natës, palestrave, pishinave, ambienteve të mbyllura me lodra për fëmijë, qendra interneti dhe argëtimi deri më 3 prill.
Po ashtu është ndaluar deri më këtë datë aktivitetet sportive, sociale dhe kulturore, ekskursionet mësimore brenda dhe jashtë vendit, konkurset e shkollave dhe ato të punësimit
Gjatë ditës të gjitha baret dhe restorantet do të duhet të garantojnë një distancë prej 2 metrash nga tavolina në tavolinë dhe një metër nga një njeri te tjetri.
Institucionet publike dhe private brenda ditës së sotme do të duhet të marrin masa për punë në distancë, shërbime online kur është e mundur. Punonjësit që janë në kontakt me publikun duhet të pajisen me mjete pune mbrojtëse.
Organet e shërbimit postar do të vijojnë punën , por duhet të shmangin grumbullimet e njerëzve.
Të gjithë personat që hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë skendën e vetëdeklarimit dhe të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.