Ish-kryeministri Sali Berisha nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve te 14 majit.
Në këto zgjedhje pjesën dërrmuese të bashkive e ka fituar Partia Socialiste, e cila ka arritur të marrë 53, ndërsa koalicioni Meta-Berisha “Bashkë Fitojmë” 7, dhe një bashki është marrë nga MEGA, e cila është Bashkia e Finiqit.
Ne lidhje me këtë Berisha tha se Rama ka vjedhur votën e qytetarëve, ndërsa komentoi fitoren e PS-së në Shkodër, bastion i demokratëve prej 30 vitesh.
I pyetur nëse do të dorëhiqet, Berisha u përgjigj: Kurrë. “Berisha nuk tërhiet para krimit. Kurrë“, tha Berisha.
Në fjalët e tij Berisha tha se Rama ka përdorur dhunë dhe terror ndaj eksponentëve të opozitës, ndërsa theksoi se PD-ja do të përgatisë një raport të detajuar për shkeljet dhe krimet zgjedhore që ka bërë qeveria, për t’i paraqitur më pas te monitoruesit e huaj.
Sali Berisha: Dhunë terror ndaj opozitës. Rama armik i përbetuar i votës së shqiptarëve. PD ka qindra fakte dokumente me të cilat Rama ka ndryshuar rezultain e zgjedhjeve. Ka me dhejtëra padi. PD do paraqesë një raport serioz pranë autoriteteve që vëzhguan zgjedhjet në Shqipëri, për të faktuar dhunimin masiv të të drejtës dhe të rezultati të këtyre zgjedhjeve. Kandidatët që fituan nga PS jan kandidatë të botës së krimit dhe drogës.Numërimet e votave janë Pazar turpshëm që vazhdon të bëhet çdo minut. Opozita do t’i përgjigjet në mënyrën më të fuqishme. Nuk heqim dorë kurrë që shqiptarët të votojnë të lirë.