Një 57-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Durrës. Bëhet me dije se i moshuari ka pësuar një infrakt. Gjithashtu temperaturat e larta dyshohet të kenë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin para stacionit të trenit në Durrës. Ndërkohë burime nga policia vendore bëjnë me dije se një autoambulancë e ka dërguar 57-vjeçarin në spital, por fatkeqësisht ai ka humbur jetën.