Ndodhi në malet e Kolorados: pas disa orë kërkime të pafrytshme, shpëtimtarët zbuluan se burri ishte kthyer në hotel.
Ai humbi për 24 orë gjatë një shëtitjeje në mal dhe i injoroi thirrjet e urgjencës sepse “vinin nga një numër i panjohur”. Një histori që vjen nga Kolorado, në Shtetet e Bashkuara: një alpinist humbi në një nga zonat më të larta malore të zonës. Siç raporton “Guardian”, pas raportimi për një person të humbur në grup, ekipet e shpëtimit filluan t’a telefononin me këmbëngulje burrin, i cili nuk ju përgjigj sepse ishte i bindur se telefonatat vinin nga një “call center”.
Rreth orës 22:00, një ekip prej pesë shpëtimtarësh u nis për në malin Elbert për të kërkuar burrin, duke u kthyer disa orë më vonë pa mundur të gjente personin e zhdukur. Në orën 7 të mëngjesit të nesërm, një ekip i dytë u kthye në vendngjarje, duke zbuluar se burri ishte kthyer në shtëpinë e tij. Protagonisti i rrëfimit u tha autoriteteve se kishte bredhur nëpër shtigje të ndryshme përpara se të gjente rrugën e duhur të kthimit për në makinën e tij, pas rreth 24 orësh nga fillimi i ekskursionit. Burri nuk mendonte se po e kërkonte njeri, për këtë arsye ishte i bindur se telefonatat që vinin me një numër të panjohur ishin nga një call center.