Horror në Gjermani, 38-vjeçari lë kokën e një njeriu para gjykatës

Horror është ajo çka ka ndodhur në Gjermani të martën. Policia tha se një person u arrestua pasi dyshohet se la një kokë njeriu në një gjykatë të rajonit të Bonn-it.

Dëshmitarët okularë thirrën policinë herët në mbrëmjen e së martës pasi panë burrin duke vendosur pjesën e trupit jashtë hyrjes kryesore të gjykatës së qarkut të Bonit.

Policia gjermane konfirmoi më pas se një trup që ata besojnë se i përket kokës së prerë u gjet disa qindra metra larg lumit Rhine.

I dyshuari, një 38-vjeçar nga Boni, është arrestuar pasi është gjetur pranë ndërtesës së gjykatës.

Autoritetet deklaruan se i arrestuari është një emër i njohur për autoritetet, veçanërisht për krime narkotike.

Viktima ende nuk është identifikuar, por mendohet se është një burrë 44-vjeçar, sipas gazetës gjermane General Anzeiger.

“Sfondi i krimit është ende i paqartë,” –tha zëdhënësi i policisë Robert Scholten.

“Deri më tani kemi vetëm dy lokacione. Nuk dihet as rruga e ndjekur nga i dyshuari. Për momentin ne mund të përshkruajmë skenën.”

Të Fundit