Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shprehur ngushëllimet pas lajmit tragjik të rrëzimit të helikopterit në Kiev.
Përmes një postimi në Facebook, ministri Çuçi ka ndarë përjetimet pas humbjes së homologut ukrainas Denys Monastyrsky, i cili vdiq si e pasojë e rrëzimit të helikopterit.
Ministri Çuçi është bashkuar me dhimbjen dhe hidhërimin e familjeve të viktimave, drejtuesve politikë dhe popullit të Ukrainës.
“Jashtëzakonisht i trishtuar pas lajmit tragjik të aksidentit me helikopter dhe humbjes së kolegut dhe partnerit të respektuar Denys Monastyrsky në Brovary sot. Bashkohem me hidhërimin e familjeve të viktimave, drejtuesve politikë dhe popullit të Ukrainës”, shkruan ministri Çuçi.
Pas rrëzimit të një helikopteri në Kiev të Ukrainës, 18 persona kanë humbur jetën përfshirë ministrin e Brendshëm ukrainas.
Helikopteri u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në periferi të Kievit. 3 fëmijë janë në mesin e viktimave. Të plagosur kanë mbetur 29 persona, mes tyre 15 fëmijë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore./tvklan.al