Homeland Justice ka publikuar të dhënat e radhës të titulluar “numrat e telefonit të shqiptarëve”.
Disa ditë më parë hakerat publikuan lista të tjera, të cilat kishin në shënjestër punonjës të Policisë së Shtetit.
Burime për media, bëjnë me dije se janë publikuar 4 lista me nga 300 emra, foto dhe të dhëna personale që i përkasin personave që kanë qenë ose janë pjesë e policisë së shtetit.
“Mbase këta këtu janë objektivat e radhës”, ishte titulli i të dhënave të Homeland Justice, në platformën e komunikimit Telegram, mbi një javë më parë.
1.7 giga byte material sensitiv u publikua nga hakerat e ashtëquajtur “Homeland Justice” në fillim të në platformën e komunikimit Telegram.
Albanian Suspects apo shqiptarët e dyshuar titullohen listat e publikuara nga hakerat Iranian.
Bëhet fjalë për 49 lista të gjata ku pasqyrohet identiteti i personave, numri ID, mosha, vendlindja dhe foto e tyre e sistemit TIMS.
Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.
Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.