Ajo u zhduk në mënyrë misterioze në vitin 1992, në moshën 52-vjeçare. Pas 31 vitesh, kur të gjithë menduan se ajo kishte vdekur, gruaja u gjet në Porto Riko.
Bëhet fjale për Patricia Copta, predikuesen nga Pittsburgh, e njohur si “Sparrow”. Bashkëshorti i saj, Bob Copta, e kishte raportuar zhdukjen e saj dhe nuk priste që ajo të ishte gjallë.
“U ktheva në shtëpi një natë dhe ajo ishte larguar dhe askush nuk e dinte se ku ishte,” tha Bob Copta të enjten. Gruaja, shtoi ai, kishte të bënte me disa probleme të shëndetit mendor, ndërsa ishte raportuar e humbur në Porto Riko.
“Kanë kaluar pothuajse 31 vjet dhe ka qenë keq. Më kushtoi shumë. Unë kisha vendosur edhe njoftime në gazetën në Porto Riko për ta gjetur atë,” shpjegoi Bob Costa. Megjithatë, ai nuk kishte mundur ta gjente atë. Ai vetë nuk u martua më kurrë dhe nuk kishte planifikuar ta kërkonte, pasi përpiqet të harronte të shkuarën. Por ajo është e lumtur që kujdeset për të.
Zëvendës shefi i policisë së qytetit Ross Brian Kohlheppai tha se ishte kontaktuar nga një agjent i Interpolit dhe një punonjës social nga Porto Riko.
Patricia Copta ishte në një shtëpi të të moshuarve këto vite. Sipas punëtorëve, ajo u gjet në nevojë për ndihmë më 30 qershor 1999, shtatë vjet pasi u zhduk.
Por, ajo asnjëherë nuk tregoi për jetën e saj personale. E vetmja e dhënë që kishte dhënë ishte se mbërriti në Porto Riko me një anije lundrimi nga Evropa.
Vite më vonë dhe pasi u sëmur me demencë, ajo filloi t’i zbulonte fakte dhe detaje një punonjësi social, i cili përfundimisht kontaktoi Interpolin. Identiteti i saj u konfirmua përmes ADN-së.
Njerëzit e saj e dinin të vdekur për kaq shumë vite. “Nuk e besoj. Ishte një tronditje e plotë”, tha motra e saj Gloria Smith.
“Jam shumë e lumtur dhe shpresoj ta shoh ”, shtoi ajo, duke thëne se dëshiron të vizitojë motrën e saj. Komunikimi telefonik është i vështirë, për shkak të demencës së Patricias.
“Pavarësisht nëse ajo më takon apo jo, unë dua ta shoh dhe ta përqafoj dhe t’i them se e dua. Mendova se kishte vdekur”, thotë motra e saj e tronditur.
Identifikimi erdhi rreth nëntë muaj pasi agjentët e Interpolit kontaktuan policinë. Sot në moshën 83-vjeçare, Patricia do të ketë sërish mundësinë të komunikojë me familjen e saj.