‘Hipopotamët e kokainës’ së Pablo Escobar njihen ligjërisht si njerëz nga gjykata amerikane – Stop
Bota, Të Gjitha

‘Hipopotamët e kokainës’ së Pablo Escobar njihen ligjërisht si njerëz nga gjykata amerikane

Pas vdekjes së Pablo Escobar në vitin 1993, kafshët e importuara ilegalisht në fermën e tij në Kolumbi u dërguan në kopshte të tjera zoologjike, të gjithë me përjashtim të katër hipopotamëve që autoritetet i konsideruan shumë të vështirë për t’i mbledhur.

Ata u lejuan të qëndronin të lirë, por shpejt u arratisën në një zonë rreth lumit Magdelena. Që atëherë numri i tyre është rritur në rreth 100.

Si pjesë e një beteje për të shpëtuar këta të ashtuquajtur “hipopotamë kokaine” nga vrasja, kafshët janë bërë krijesat e para jo njerëzore që konsiderohen ligjërisht njerëz nga gjykatat amerikane.

Autoritetet në Kolumbi kanë diskutuar për vrasjen e hipopotamëve që nga viti 2009 me argumentin se ata janë specie pushtuese. Ata thuhet se konkurrojnë me kafshët e egra lokale për ushqim dhe ndotin ujërat me feçet e tyre.

Nga ana tjetër disa shkencëtarë thonë se gjitarët e egër në fakt mund të ndihmojnë ekosistemin duke zëvendësuar speciet e humbura nga aktiviteti njerëzor. Një studim vitin e kaluar zbuloi se dieta dhe përmasat e tyre ishin të ngjashme me lamat gjigante të zhdukura dhe zakoni i tyre për të kryer nevojat fiziologjike në ujë ishte i krahasueshëm me atë të një gjitari tjetër po të zhdukur.

Por, si u njohën ligjërisht këta hipopotamë si njerëz?

Avokati kolumbian Luis Domingo Gómez Maldonado ngriti një padi në emër të kafshëve në korrik të këtij viti. Ai synon të parandalojë vrasjen e tyre.

Në Kolumbi, kafshët kanë të drejtë të ngrenë padi që mbrojnë interesat e tyre dhe të kërkojnë informacione, por askush në SHBA nuk mund të detyrohet të paraqesë dokumente për t’i mbështetur.

Megjithatë, palët e interesuara për të mbrojtur kafshët në Kolumbi lejohen të shkojnë në një gjykatë federale të SHBA-së për të marrë dokumente ose dëshmi. Animal Defense League Fund (ADLF), një grup mbrojtës i ligjit të kafshëve, aplikoi në emër të hipopotamëve për dy ekspertë të kafshëve të egra nga Ohio në mënyrë që të ndanin ekspertizën e tyre në lidhje me sterilizimin jokirurgjikal.

Ata pranuan kërkesën, që do të thotë se Gjykata e Qarkut njohu ligjërisht këto kafshë si njerëz për herë të parë në historinë e SHBA-së.

Është një hap i vogël në çështjen ligjore për kafshët shtëpiake të pazakonta të Pablo Escobar, por një hap që mund të ketë ndikime të mëdha për rastet e të drejtave të kafshëve në të gjithë SHBA-në.

Siç tha avokati drejtues i ADLF të enjten, ky është “shembulli i parë konkret” i një gjykate amerikane që autorizon kafshët të ushtrojnë të drejtat ligjore në emrin e tyre.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *